Setien besohet të jetë arsyeja se përse Rakitc nuk e do largimin nga Barcelona

21 Maj 2020

Ivan Rakitic thuhet se nuk dëshiron të largohet nga Barcelona pasi ka raporte shumë të mira me Quique Setienin, raporton Mundo Deportivo.

Mesfushori kroat ka kohë që lidhet me një largim nga Camp Nou, mirëpo dëshira e tij është të vazhdojë të qëndrojë aty.

Rakitic kërkohet nga skuadra si, Juventus e Inter, derisa edhe Bracelona është e gatshme që të heq dorë nga ai.

Ivan Rakitic (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, kroati gëzon një besim të madh te trajneri i katalunasëve, duke i dhënë një arsye më shumë atij që të qëndrojë.

Mesfushori është i lumtur me Setienin dhe dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve me gjigantin katalunas. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com