Setien pritet të shkarkohet, këta janë tre kandidatët për të marrë stolin e Barcelonës

15 Gusht 2020

Quique Setien ka orët e numëruara si trajner i Barcelonës, pasi e ka mbyllur sezonin pa asnjë trofe të fituar.

Trajneri spanjoll ka marrë drejtimin e katalunasve vetëm shtatë muaj më parë, por në ndeshjen e fundit të këtij stinori ai është turpëruar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke u eliminuar pas humbjes 8-2 nga Bayern Munich.

Setien refuzoi të jap dorëheqje nga posti i trajnerit, por Barcelona pritet ta shkarkojë atë gjatë orëve apo ditëve të ardhshme.

Quique Setien (Foto: Rafael Marchante/Pool via Getty Images)

Sipas asaj që ka shkruar e përditshmja katalunase Mundo Deportivo, trajneri spanjoll nuk pritet të ketë më rast, pasi do të shkarkohet nga klubi.

Mundo Deportivo ka zbuluar edhe tre emrat më favorit që janë për ta zëvendësuar Setien në krye të stolit katalunas.

I pari në listë mbetet ikona e Barcelonës, Xavi Hernandez që aktualisht është duke drejtuar skuadrën nga Katari, Al-Sadd.

Emër tjetër në listën e katalunasve është ai i Mauricio Pochettinos, por ky i fundit duket më i vështirë për shkak të kaluarës së tij te Espanyol.

Pochettino pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit, por ai më parë kishte deklaruar se nuk do ta drejtonte asnjëherë Barcelonën.

Në listë ndodhet edhe tekniku holandez Ronald Koeman që për momentin është trajner i Kombëtares së Holandës.

Koeman ka luajtur për Barcelonën në gjashtë vite, ndërsa ai ka qenë edhe ndihmës trajner i katalunasve në dy vite nga viti 1998-2000.

Më së largu në javën e ardhshme pritet të definohen të gjitha gjërat sa i përket trajnerit të Barcelonës, por i sigurt është vetëm largimi i Setien nga pozita e trajnerit të Barcelonës. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan