Setien publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Getafes, ftohet edhe Rey Manaj

14 Shkurt 2020

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj është ftuar për herë të parë në ekipin e parë të Barcelonës.

Barcelona do të luajë nesër (e shtunë) në shtëpi me Getafen në takimin e vlefshëm për javën e 24-të të La Ligës.

Në këtë takim, klubi katalunas ka shumë mungesa dhe trajneri Quique Setien ka ftuar vetëm 18 futbollistë.

Lexo po ashtu: Rey Manaj pjesë e listës së futbollistëve të Barcelonës për Ligën e Kampionëve

Njëri nga të ftuarin për këtë ndeshje është edhe sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, i cili ftohet për herë të parë me ekipin e parë katalunas.

Në listën nuk mungojnë as emrat e mëdhenj si Lionel Messi, Antoine Griezmann, Sergio Busquets dhe Gerard Pique. /Telegrafi/

The 1️⃣8️⃣ for #BarçaGetafe! pic.twitter.com/8G3k2NHGCG

— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 14, 2020

www.telegrafi.com