Sevilla vendos ta rikthejë Andre Silvan te Milani

18 Prill 2019

Andre Silva do të rikthehet te Milani pas huazimit te Sevilla.

Sulmuesi portugez iu bashkua Sevillas në verën e vitit të kaluar si huazim për katër milionë euro.

Aventura e ish-sulmuesit të Portos nisi për mrekulli tek klubi andaluzian ku shënoi disa gola në fillim të edicionit.

Por ka kohë që portugezi nuk ka arritur të bind me paraqitjet e tij dhe klubi nuk e ka më në plane.

Andre Silva. (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

E përditshmja spanjolle Sport, ka shkruar se Sevilla nuk do ta ushtrojë drejtën e blerjes dhe do ta rikthejë atë te Milani.

Klubi spanjoll mund ta bënte të vetin lojtarin me 30 milionë euro, por kjo gjë nuk do të ndodhë.

Tani Milanit i duhet ta gjejë një skuadër tjetër për ta shitur Andre Silvan, pasi kanë nevojë për para.

Një mundësi për portugezin është ta vazhdoj karrierën në Ligën Premier ku po kërkohet nga Wolverhampton. /Telegrafi/

www.telegrafi.com