Sezoni i ri, FSHF vë ‘piketat’ për Superioren dhe të Parën

Sezoni aktual është drejt fundit, ndërkohë që Komiteti Ekzekutiv ka menduar për atë që vjen pas. Ditën e sotme është mbajtur edhe një mbledhje, prej së cilës është vendosur se kur do të nisë dhe do të përfundojë kampionati i Kategorisë Superiores dhe të Parës për sezonin 2018-2019. Është programuar që kampionati elitar të nisë që në muajin gusht, ndërkohë që gjithçka nis me Superkupën, si zakonisht.

Më 12 gusht do të luhet Superkupa dhe një javë më pas nis kampionati, gjithmonë nëse nuk do të ketë ndonjë shtyrje, sikurse ka ndodhur vitet e tjera. Kjo mbetet për t’u parë. Fundi i majit, konkretisht data 25, do të jetë edhe e fundit e kampionatit. Kategoria e Parë do të nisë më vonë, më 9 shtator,ndërkohë që do të përfundojë më 11 maj. Më poshtë njoftimi i plotë i bërë nga ana e Federatës Shqiptarë të Futbollit. Mbeten për t’u përcaktuar ndarjet në grupet e Kategorisë së Parë, por ende nuk janë përcaktuar skuadrat që do të garojnë në këtë nivel të futbollit shqiptar.

NJOFTIMI I FSHF-së
“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka përcaktuar sot zyrtarisht datat e fillimit dhe mbarimit të sezonit të ardhshëm futbollistik, për Kategorinë Superiore dhe atë të Parë. Kështu, pas propozimeve të ardhura nga sektori përkatës, u vendos që kampionati i ardhshëm i Superiores, edicioni 2018-2019 të nisë në datë 19 gusht dhe do të përfundojë në 25 maj 2019. Faza e tretë e Superiores, pas pauzës dimërore do të nisë më datë 26 janar të vitit të ardhshëm. Ndërkaq, edicioni 2018-2019 i Kategorisë së Parë do të startojë në datë 9 shtator dhe do të përfundojë në 11 maj 2019. Po kështu, anëtarët e KE vendosën që ndeshja finale e Superkupës së Shqipërisë të luhet në datë 12 gusht”, shkruhet në njoftimin e Federatës Shqiptarë të Futbollit. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan