Sfida jetike, Ze Maria në tension për Luftëtarin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Shtator 2018 10:25
Projektohen ndryshimet

Tirana e ka nisur si mos më keq rikthimin në Kategorinë Superiore. Pesë gola të pësuar dhe vetëm një i shënuar në tre takime, që do të thotë se jo vetëm mbrojtja, por edhe sulmi nuk janë në gjendje të mirë. Kostot të gjitha aktualisht bien mbi trajnerin brazilian, i cili po vetë ka ndërtuar këtë ekip me dëshirat që ka pasur, megjithatë, frytet ende nuk po duken.

Ze Maria ka premtuar se në tetor do të duket skuadra e tij, dhe të gjithë po e presin momentin, megjithatë, java e katërt nuk vonon, ajo do të luhet të dielën do të jetë ndeshja e javës së katërt e kampionatit. Kundër Luftëtarit, skuadër që ka cilësi, por deri më tani nuk ka pasur rezultate.

Po ashtu si Ze Maria është edhe Kostiç, i cili nëse nuk do të marrë pikë në këtë takim, do ta ketë mjaft të vështirë qëndrimin në krye të pankinës bluzi. Normalisht që nuk është situatë e mirë për asnjërën nga skuadrat, të cilave as barazimi nuk do t’iu mjaftojë në fundin e ndeshjes. Pritet sfidë e luftuar, natyrisht që peshën kryesore do ta ketë sulmi, sepse duhen golat, por edhe mbrojtjet respektive duhet të bëjnë më së miri detyrën.

Braziliani i Tiranës nga ana tjetër ka projektuar ndryshime, nga mbrojtja e deri në sulm pritet që të bëjë ndryshe llogaritë, por a do të jenë ndryshimet çelësi i suksesit për Tiranën? Kjo mbetet për t’u parë, sidomos tanimë që tifozët kanë shtuar trysninë e tyre mbi skuadrën. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike