Sfida me Teutën, qetësohet trajneri Cungu

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Shtator 2018 09:15
Ndryshime në skuadër

Dy fitore njëra pas tjetrës kanë ngrohur jo pak Kukësin në prag të sfidës kundër Teutës. Ndeshja do të luhet të shtunën në “Niko Dovana”, ndërsa të dyja skuadrat kanë të njëjtin objektiv, minimalisht Europën.

Armando Cungu ka arritur që të gjejë fitoret me skuadrën e tij si në kampionat, kundër Tiranës me rezultatin 3-1, ashtu edhe në Kupë kundër Orikut 1-2. Dy sfida që i japin shpresë trajnerit shkodran për këtë ndeshje.

Mbi të gjitha, tekniku Cungu beson te grupi, duke qenë se në këtë takim do të ketë më shumë emra në përbërje. Përfundon dënimi për dyshen Shkodra – Et’hemi, ndërkohë që edhe nga Reginaldo ka lajme të mira.

Donjet Shkodra dhe Valon Et’hemi ishin të dënuar për thyerje disipline, ndërkohë që Reginaldo alarmoi skuadrën për dëmtimin që pati gjatë aktivizimit me Mozambikun. Megjithatë, ai pritet të jetë i gatshëm për një pjesë të lojës. E vetmja mungesë do të jetë ajo e mbrojtësit Simo Rrumbullaku, i cili vijon të ketë probleme pas frakturës së marrë në gjurin e këmbës së djathtë. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike