Sfidë brenda sfidës, Emery tani e ka me veten

Luhet në Angli dhe duhet të flasë anglisht. Kjo vlen për të gjithë, përfshirë dhe trajnerin. Kjo, sipas “Mirror”, është një nga normat e vendosura nga Unai Emery në dhomën e zhveshjes së Arsenal-it. Vetë tekniku spanjoll nuk është ende në gjendje që të flasë gjuhën e re, por është zotuar se do të flasë në mënyrë të rrjedhshme gjuhën angleze para datës së Krishtlindjes dhe kërkon nga lojtarët e tij të njëjtën gjë.

Emery ka refuzuar gjithashtu dhe ndihmën e një përkthyesi, sepse prezenca e tij do të ngadalësonte ritmin e rritjes së skuadrës. Por, në disa raste atij i duhet ndihma, për shembull gjatë konferencave për shtyp. Por, përkthyesi vjen vetëm në këto raste dhe ndërhyn vetëm kur trajneri spanjoll gjendet në vështirësi për t’u përgjigjur. Përkthyesi shihet edhe në ambientin e stërvitjes, por ndërhyrja e tij është shumë e vogël.

Një sfidë e bukur për Unai Emery, i cili e konsideron thelbësore përdorimin universal të anglishtes, por në bisedat individuale shpesh ai flet në gjuhën mëmë me bashkëpunëtorët e tij. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan