Shah/ 8-vjeçari Alvin Alimema që po mahnit, Partizani po rrit një kampion!

15 Tetor 2019

Alvin Alimema është një nga emrat që po mahnit të gjithë specialistët e shahut. 8-vjeçari tiranas që garon për Partizanin, u shpall kampion në qershor në Kampionatin Kombëtar dhe nuk i ndali më paraqitjet mbresëlënëse dhe përtej kufijve. Muajin e shkuar shpallet kampion i turneut ndërkombëtar të Strugës “Lake Queen” për moshat nën 10 vjeç me rezultatin 5 fitore dhe një barazim.

Alimema 3

Pak ditë më parë, Alvin Alimema fiton medaljen e bronzit në turneun ndërkombëtar të Ohrit “Mladinski Open Turnir Lasker 2019” (mosha deri 18 vjeç) me 6 barazime dhe 1 humbje ndaj shahisteve më të mëdhenj në moshë sesa ai, teksa u rendit pas bullgarit Popzafirov, kampion ballkani, me 1410 pikë në renditjen ELO dhe bullgarit tjetër, Uzunov, 1082 ELO.

Alimema 1

Falë paraqitjeve të tij, në renditjen e muajit nëntor kur Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE) të përditësojë të dhënat, Alvin Alimema do të jetë i vetmi 8-vjeçar shqiptar prezent në renditjen ELO. Synimi i radhës për gjeniun e ri shqiptar të shahut, është Kampionati Europian që do të zhvillohet në Kretë vitin e ardhshëm.

(Balkanweb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan