Shaqiri ka një mesazh për City-n: Do të luftojmë deri në fund

Ylli i Liverpool-it, Xherdan Shaqiri, ka një mesazh për rivalët e Manchester City-t në Premier League. Të kuqtë do të luftojnë deri në minutën e fundit për titullin kampion. Aktualisht ata janë të pamposhtur në 13 takime në Premier League dhe jenë vetëm 2 pikë larg “qytetarëve’ që kryesojnë kampionatin.

“Ne do të luftojmë deri në fund. Nuk do ta kemi vëmendjen te City. Ne duhet që të përqendrohemi te vetja dhe të provojmë që të bëjmë ndeshje të mira në fushë dhe të fitojmë ndeshje. Kjo është më e rëndësishmja.

Secila përballje ka historinë e vet dhe neve na duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshje dhe jo të shohim se ku do të qëndrojmë në fund të sezonit. Kur fiton ndeshjet kështu, ne do të luftojmë deri në fund për shumëçka, prandaj mendoj se neve veç na duhet të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të fitojmë sfida”.

Zvicerano-shqiptari shtoi se ai ndihet mirë te Liverpool dhe se do të japë gjithçka për skuadrën e tij që të arrijë objektivat.

“Unë ndihem mjaft mirë këtu. Shikohet edhe edhe në fushë, por po përshtatem mirë me ekipin. E tregoi edhe ndeshja ndaj Watford-it. Ishte me rëndësi që të fitonim”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera