Shaqiri shkëlqen jo vetëm në fushë, shëtit në Liverpool me Gucci / FOTO

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
7 Gusht 2018 14:13

Ylli më i ri i Liverpool është fotografuar duke shëtitur në rrugët e qytetit me një xhaketë Gucci me vlerë 1200 paund, që nuk mund t’i shpëtonte medieve britanike. Që pas transferimit te Reds-at, Shaqiri është shndërruar në një prej objektivave kryesorë të aparatëve fotografikë, pasi u konsiderua si një nga blerjet më të vlefshme të verës, duke qenë se Klopp pagoi vetëm 13,5 milionë paund për të te Stoke City.

Mesfushori me origjinë shqiptare u pa shumë i buzëqeshur duke shfrytëzuar ditën e tij të pushimit të hënën, dhe veshja e tij luksoze nuk mund të mos binte në sy. Ai u fotografua nën shoqërinë e miqve duke ngrënë drekë e më pas duke shijuar një shëtitje në qytet.

Që prej golit të shënuar me roveshiatë kundër Manchester United në një miqësore në SHBA, të gjithë kanë nisur të lavdërojnë lojtarin shtatshkurtër, ndërsa sot kundër Torinos ai do të ketë një tjetër provë për të vërtetuar se meriton një vend në formacion për ndeshjen e parë të sezonit kundër West Ham.

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike