Shaqiri tregon për tërbimin e trajnerit Klopp ndaj ekipit

22 Tetor 2018

Xherdan Shaqiri deklaroi se futbollistët e Liverpool-it pavarësisht fitores ndaj Huddersfield-it hëngrën të bërtitura nga trajneri Jurgen Klopp. Gjermani u tha se ata duhet të luajnë më mirë dhe se fitorja erdhi me fat.

Shaqiri, i cili dha asistin për golin e vetëm të takimit të realizuar nga Mohamed Salah, që u dha fitoren të kuqve, tregoi për sjelljen e teknikut.

“Sigurisht që ai është shumë emocional. Ai kërkon më të mirën nga ne, 100% në fushë dhe nëse e shikon që ne nuk e japim, atëherë bërtet që ne të mund ta bëjmë këtë gjë, siç edhe e pamë. Pra diçka normale, pasi nuk ishte një paraqitje perfekte siç trajneri donte. Në fund ne fituam dhe kjo ka më shumë rëndësi. Por sigurisht që do ta analizojmë takimin dhe do të përmirësojmë ato gjëra që nuk shkojnë”, deklaroi ylli i Zvicrës.

Klopp kërkon që të kuqtë të shfaqin gjithë perfeksionin e tyre në takimin e radhës kundër Yllit të kuq të Beogradit ditën e mërkurë. Duhet thënë se mesfushori me origjinë shqiptare është kthyer në dhimbje koke për Salah-u. Egjiptiani nuk është më ai i sezonit të kaluar, pasi deri tani ka qenë i kursyer në gola.

Ndaj Hudersfilld-it, Shaqiri u votua nga tifozët si lojtari më i mirë, së bashku me mbrojtësin gjigant, Virxhil Van Dajk. Shaqiri dhe Salah luajnë në të njëjtin pozicion dhe paraqitjet e mira të zvicerano-shqiptarit janë kërcënim serioz.

Përveç treshes titullare, Salah-Firminjo-Mane, edhe Shaqiri e Starrixh duan të luajnë, për më tepër që kur kanë qenë në fushë kanë shënuar, si edhe kanë dhënë asiste. Një luks për teknikun Klopp, por shqetësim për titullarët e sulmit. /EDS/

******** *****************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan