Sharapova rrëmben vëmendjen në shorteun e Australia Open

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Janar 2018 12:01
Sa në formë tenisjta ruse

Në Melbourne të Australisë u hodh shorteu për femra për turneun e Australian Open, por ishte Maria Sharapova ajo që e tërhoqi të gjithë vëmendjen e publikut. 

Tenistja ruse ishte e përzgjedhura për ta sjellë trofeun e Grand Slam-it në “Rod Laver Arena” përpara shorteut.

Sportistja e cila fitoi në Melbourne në 2008, po rikthehet në turne pasi ishte e pezulluar sepse rezultoi pozitive në një test dopingu dy vite më përpara.

Kontrollet treguan se ajo kishte përdorur meldonium, por pas apelit nga dy vite, dënimi shkoi në 15 muaj.

Me trofeun në dorë, tepër në formë ajo u fut në fushë ku shkëlqeu dhe ngjalli intersimin e të pranishmëve.