Shearer: Kampionëve të Manchester United, Pogba do t’u pastronte këpucët

Manchester United është në krizë dhe José Mourinho – pas humbjes me West Ham – është gjithnjë e më shumë në rrezik. Marrëdhëniet me lojtarët janë të tensionuara dhe ekipi gjendet në vendin e 10-të në kampionatin anglez, ndërkohë që në dy ndeshjet e fundit kanë marrë një barazim e një humbje. “Djajtë e Kuq janë një turp,” tha Shearer për Sun. Është për të ardhur keq që djemtë nuk luajnë për Mourinho-n. Të shtunën ekipi e dinte se sa e rëndësishme ishte ajo ndeshje për trajnerin, por askush nuk luajti për të. Më vjen turp për ta “.

Ish-sulmuesi i Newcastle ka vënë në shënjestër Paul Pogba, me të cilin The Special One është prej kohësh në një konflikt: “Ai është lojtari më i paguar në historinë e klubit, kur mendoj  për lojtarët e mëdhenj të cilët kanë veshur këtë fanellë mund të them me plot gojë se francezi as nuk do kishte mundësi t’u pastronte këpucët. Jam i trishtuar që një trajner i madh si Mourinho është duke dështuar. Sezoni i tij i parë – vazhdoi Shearer – ishte një sukses me dy trofe të fituar, dhe në të dytin, edhe pse ka me diferencë nga City, u rendit në vendin e dytë. Është e turpshme që një klub si United ka titullarë që luajnë kaq keq. Klubi dhe trajneri duhet të kenë fuqi, por te United, fuqia është në duart e lojtarëve “. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.