Sheffield United mposht Arsenalin, vendosi një gol i pjesës së parë

21 Tetor 2019

Arsenali ka pësuar humbje si mysafir i Sheffield United në ndeshjen e fundit të javës së tetë në Ligën Premier.

Topçinjtë bën një ndeshje të dobët, sidomos në pjesën e parë.

Goli u shënua në minutën e 30-të të ndeshjes, kur Jack O’Connell pasoi te te Lys Mousset që gjeti rrjetën për 1-0.

Rastin më të mirë në pjesën e parë për Arsenalin e kishte Granit Xhaka, por që goditja e tij e fuqishme pritet nga Dean Henderson.

Në pjesën e dytë Unai Emery bëri disa zëvendësime, por që nuk dolën të qëlluara, për ta ndërruar rezultatin.

Rastin më të mirë e kishte Pepe, që nuk e qëlloi portën pothuajse të zbazët nga pesë metra.

Deri në fund Arsenali nuk mundi të bëjë më shumë, duek u pajtuar me humbjen e dytë sezonale.

Pas kësaj humbjeje Arsenali mbetet në pozitën e pestë me 15 pikë, ndërsa Sheffield me 12 pikë është në pozitën e nëntë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan