Shefi ekzekutiv i Ligës Premier tregon se kur do të fillojë afati kalimtar

29 Maj 2020

Afati kalimtar në Ligën Premier nuk do të hapet pa përfunduar sezoni. Kështu ka bërë të ditur shefi ekzekutiv i kampionatit anglez, Richard Masters.

Periudha verore për transferimin e lojtarëve zakonisht fillon më 1 korrik, mirëpo meqenëse sezoni në Angli do të rifillojë më 17 qershor, atëherë është e qartë se sezoni 2019/2020 nuk do të mbarojë në fillim të korrikut.

Kampionati anglez pritet të përfundojë në javën e 25 dhe 26 korrikut, ndërsa Masters e ka bërë të qartë se deri atëherë klubet nuk do të mund të blejnë futbollistë. Në një intervistë për Football Daily, shefi i Ligës Premier është pyetur për afatin kalimtar veror.

? "The transfer window will open after the season"

Premier League chief executive Richard Masters on the transfer window pic.twitter.com/A72XMQiDMW

— Football Daily (@footballdaily) May 29, 2020

“Është një nga temat që po i diskutojmë. Kemi folur që nga dita e parë, mirëpo nuk kemi marrë vendime. Kemi përfundime të lëvizshme në ligat e ndryshme evropiane, të cilat fillojnë dhe mbarojnë në kohë të ndryshme”, ka deklaruar ai.

Në vazhdim, Masters është pyetur nëse do të ketë një gërshetim të afatit kalimtar me rrjedhën e kampionatit, duke mohuar diçka të tillë.

“Afati kalimtar do të hapet pas përfundimit të sezonit, është vetëm çështje se sa do të zgjatë (kampionati)”, ka deklaruar shefi i Ligës Premier. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan