Shehi: Fitore e merituar, por mos të flasim për titullin…

Shehi: Fitore e merituar, por mos të flasim për titullin…

Orges Shehi u shpreh se Skënderbeu i tij mori një fitore të merituar në Korçë kundër Kukësit. Trajneri i bardhekuqëve vlerësoi lojën e ekipit të tij, por pati edhe kritika për 20’ minutat e fundit, pasi lojtarët u tërhoqën duke i dhënë mundësi kundërshtarit të sulmonte më tepër.

Një fitore e rëndë ndaj një rivali direkt. Shumë raste të humbura që mund t’iu kushtonin…

Një fitore me vlera, që vjen në një moment jo të mirë, përsa i përket rezultatit. Një fitore që të mbush me besim dhe të bën optimist. Kemi qenë shumë mirë sidomos në fazën mbrojtëse. Përveç disa minutave që u tërhoqëm shumë, nuk duhet të tërhiqeshim.

Penalltia e fituar nga Muzaka?

Nuk merrem me këtë gjë. Mos prisni koment për gjykimin.

A e kishit studiuar kundërshtarin që e goditët në krahun e majtë?

Në çdo ndeshje, çdo rival e studiojmë. Jo më kot kemi bërë shumë ndryshime. Bregu e filloi në krahun e kundërt. Në pikat e forta duhet të tregosh kujdes, në pikat e forta duhet ta sulmosh.

Në 20 minutat e fundit i latë më shumë terren Kukësit. Partizani apo Kukësi, cila skuadra të shqetëson më shumë?

Ndoshta ndikoi ana fizike në tërheqjen e skuadrës. Nuk ishte strategji, vetë loja të çon në ato situata. Po na sulmonin nga krahu i majtë, për këtë arsye e ndërrova Bregun. Përsa i përket objektivave, në do të kemi objektiv vetëm ndeshjen e radhës. Kampionati është një maratonë. Jo vetëm Partizani dhe Kukësi janë një rrezik. Skuadrat e tjera janë shumë pranë. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.