Shehi: Nuk duhet të heqim këmbën nga gazi…

Skënderbeu është ekipi i momentit në Kategorinë Superiore, pavarësisht ndryshimeve të shumta në merkaton e verës. Bardhekuqtë kanë marrë vetëm një barazim në pesë ndeshje duke kryesuar kampionatin me 10 pikë, 3 më shumë se ndjekësit më të afërt. Në intervistën e dhënë për “RTSH Sport”, Orges Shehi u shfaq i kënaqur për nisjen që skuadra i ka bërë kampionatit, ndërsa u shpreh se në Korçë, është normale të kërkojnë titullin kampion, pasi në dekadën e fundit kanë dominuar. Durrsaku u ndal edhe te sifda me Tiranën duke e cilësuar si një kundërshtar të vështirë.

Fillimi i kampionatit – “Realisht jam shumë i kënaqur, pasi skuadra ka grintë, dëshirë, është kokulur. Njerëzit punëtorë dhe pa llafe mua më pëlqejnë”.

Sfida kundër Tiranës në Korçë – “Futbolli është i tillë që javë pas jave del në provim. Provim do t’i thosha ndeshjes së kësaj jave me Tiranën. Vijmë pas një ndeshjeje të mirë, vijmë pas një rezultati të mirë. Na mbetet si detyrë të jemi me këmbë në tokë dhe të mos ulim ritmin e shpirtin e garës”.

Objektivat këtë sezon – “Jemi pjesë e një klubi që ka bërë histori, duke marrë 11 trofe në 8 vite. Kështu që objektivat tona si klub janë të qarta, por unë i mëshoj faktit se duhet të luajmë çdo ndeshje sikur të ishte e fundit, duhet të luajmë me përqendrim e dëshirë”.

Në dispozicion të stafit teknik për këtë takim, Shehi nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin Bruno Dita, i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan