Shehi: Pauza e kampionatit na ka penalizuar, e rimarrim kreun

Skënderbeu vazhdon me përgatitjet në terren për ndeshjen me Kamzën e vlefshme për javën e 9 të kampionatit. Trajneri Orges Shehi, u shfaq i kënaqur me gjendjen e ekipit, ndërsa deklaroi në “RTSH Sport” se skuadra nuk është nën presion edhe pse e ka humbur vendin e parë në klasifikim.

Ndërprerja e kampionatit – “Ndërprerja është e programuar shumë kohë përpara, pasi kur luan kombëtarja të gjithë e dimë se ndërpritet kampionati. Ne kishim dy fitore radhazi dhe kjo ndërprerje nuk erdhi në momentin më të mirë për ne”.

Ndeshjet miqësore – “Miqësoret na kanë shërbyer, sidomos për lojtarët e ardhur vonë në ekip. Edhe për pjesën tjetër të skuadrës kanë qenë të rëndësishme, pasi kemi ruajtur formën fizike”.

Humbja e kreut në Superiore – “Kampionati është i gjatë, nuk na shqetëson fare kush është para nesh. Na intereson vetëm puna jonë dhe duam të ruajmë ritmin dhe të shohim ndeshjen e ardhshme”.

Ndeshja e radhës – “Luajmë me Kamzën, një skuadër shumë e fortë. Të gjithë skuadrat janë të forta në Superiore. Kundër Kamzës luajmë në shtëpi dhe do ta vlerësojmë maksimalisht për të marrë rezultat pozitiv”. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan