Shehi: Të vjen keq të largohesh kështu nga Europa...

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
7 Dhjetor 2017 21:44
Orges Shehi, e pranon se i vjen keq për mënyrën sesi skuadra u largua nga Europa League, por u shfaq i kënaqur për atë, që Skënderbeu ka treguar gjatë këtij edicioni duke filluar që nga ndeshjet kualifikuese deri tek faza e grupeve.

“Normal më vjen keq për rezultatin, por sidomos kur ndëshkohesh në fund të vjen keq dhe e qan humbjen. Kemi bërë kampionat të mirë duke filluar që nga ndeshjen kualifikuese dhe jemi të kënaqur sepse kemi luajtur si të barabartë me çdo ekip”, tha kapiteni i bardhekuqve për “RTSH”.

Ndeshja e fundit ne Europë?

U kam thënë çunave që ta mbyllim në mënyrë dinjitoze.  Nuk dua të përqendrohemi te kjo gjë, por te objektivat tona.

Dorezat e ndeshjeve të Europa Ligës do i mbash?

Po normal se është kompeticion i rëndësishëm dhe sidomos është hera e dytë, që jemi këtu dhe kemi bërë mirë.

A je i irrituar me arbitrin edhe ti?

Nuk jam marrë ndonjëherë më arbitrin, pretendonim ndoshta për diçka me shumë, nuk e kam parë qartë por mesa me kanë thënë çunat kishte disa raste të dyshimta.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike