Shembet tribuna në stadium, dhjetëra tifozë të plagosur në ndeshjen Eibar-Sevilla

Disa tifozë të Sevilla-s kanë mbetur të plagosur, për shkak se një nga tribunat ku ishin vendosur u shemb. Incidenti në fjalë ndodhi pasi miqtë shënuan golin e dytë, me anë të një goditje dënimi të Banega-s. Momente paniku, që solli ndërprerjen e ndeshjes për gjashtë minuta, derisa të dëmtuarit morën trajtim mjekësor. Dy tifozë u transportuan për në spital, për ndihmë më të specializuar, para se ndeshja të riniste, ndërsa të tjerët kishin pësuar dëmtime jo serioze.

Andre Silva dhe Banega kishin shënuar për Sevilla-n përpara se barriera të shembej, pas golit të shënuar nga mesfushori në minutën e 59-të. Lojtarët u përpoqën të ndihmonin tifozët e dëmtuar. Sevilla fitoi me rezultatin 3-1, ku njeriu i ndeshjes ishte padyshim Banega që shënoi dy herë. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.