Sherr në stadium, përleshen tifozët e Brazilit dhe Serbisë

Organizatorët e Botërorit sonte u përballën me problemin e parë brenda një stadiumi, me tifozët që u përplasën gjatë fitores së Brazilit ndaj Serbisë. Sherri u zhvillua në tribunë ku ekipi amerikano-latin  fitoi me rezultatin 2-0 ndaj rivalëve të tyre, duke e mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë.

Tifozët brazilianë dhe ata serbë filluan të shkëmbejnë grushte, teksa rojet e stadiumit u futën menjëherë duke i ndarë. Gjatë përleshjeve, raportohet se mbeti e plagosur edhe një tifoze femër, që u gjend aty pranë. Ajo u shfaq duke qarë pasi ishte goditur nga një tifoz që mbante veshur uniformën e Brazilit. Është e paqartë se çfarë e shkaktoi këtë konflikt, në një ndeshje që pati vetëm një protagonist: Brazilin.

Përpara fillimit të Botërorit ekzistonte frika se turneu do të shoqërohej nga akte dhune. Por në këto dy javë, nuk ka patur raportime për ndonjë incident të rëndë, ndërsa tifozët po shijojnë atmosferën e krijuar. Ky edicion mund të konsiderohet si më argëtuesi, ku vetëm një ndeshje ka përfunduar pa gola dhe janë shënuar një sërë rezultatesh të papritura. Kjo atmosferë është pasqyruar edhe në mesin e tifozëve që kanë festuar me njëri tjetrin, pa shkaktuar probleme. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan