Shevchenko: Interi është favorit, por në derbi nuk dihet asgjë

21 Shtator 2019

Andryi Shevchenko ka thënë se Ineri është favorit për ta fituar derbin Della Madonnina sonte kundër Milanit.

Ndeshja që fillon në ora 20:45 në San Siro, do t’i vë përballë dy skuadra që janë rivalë të përbetuar dhe që ndajnë të njëjtin stadium.

Legjenda e Rossonerëve ka thënë se Nerazzurët janë favorit në letër, mirëpo në derbi mund të ndodhë gjithçka.

“Nuk e pëlqej të bëjë parashikime, por jam kurizios të di se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Sheva për La Gazzetta dello Sport.

“Interi është dukshëm përpara si skuadër. Antonio Conte ka arritur me një projekt, por fonde ishin tashmë aty, ndryshe nuk do të funksiononte”.

Lexo po ashtu: Galliani: Piatek dhe Paqueta si Sheva dhe Kaka

“Conte ka fituar çdo kund dhe ka një bazë të fortë të ndërtimit të projekteve dhe klubi i transferoi lojtarët që i kërkoi.”, ka shtuar më tej legjenda e Milanit.

Interi e ka filluar mirë sezonin e ri, pasi në tri ndeshje ka nëntë pikë, derisa Milani ka gjashtë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan