Shiriti i kapitenit funksionoi, Pogba harron Barçën

Duke se strategjia e Jose Mourinhos për të emëruar Paul Pogba si kapiten i Manchester United për ndeshjen kundër Leicester funksionoi. Mesfushori francez sapo ishte rikthyer në skuadër pas pushimeve të zgjatura, por luajti për 84 minuta dhe shënoi edhe golin e parë, me penallti.

Mourinho i kishte bërë thirrje disa herë të kthehej para kohe nga pushimet, por francezi ndërkohë festonte në Miami. Megjithatë, edhe pse marrëdhënia mes tyre dukej e shkatërruar tashmë, portugezi i dha shiritin e kapitenit dhe kampioni i botës ia shpërbleu më së miri.

Në ditët para ndeshjes shumë ishte përfolur se lojtari kishte kërkuar vetë largimin për te Barcelona, ndërsa edhe Juventus po mendonte seriozisht për një rikthim. Por pas fitores së të premtes mbrëma, duket se gjërat kanë ndryshuar.

“Jam shumë i ri dhe dua të përmirësohem e të fitoj më shumë trofe”, tha francezi. “Nuk ndihem i plotësuar vetëm me Kupën e Botës. Nuk kam fituar ende Premier League, Champions League apo Kampionatin Europian. Botërori u harrua tashmë. Mua më pëlqejnë sfidat, jam vetëm 25 vjeç dhe dua të fitoj trofe të tjerë”.

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan