Shkarkimi i Lopeteguit, Real paguan faturë të ”kripur”

31 Tetor 2018

Real Madrid është klubi me më shumë trofe të fituar në botë, por këtë herë mund të vihet në qendër të vëmendjes për një arsye tjetër. Shkarkimi i Lopetegui-t rrezikon t’i kushtojë shumë presidentit Florentino Perez. Siç ka vënë në dukje “Mundo Deportivo”, në karrierën e tij si president, Perez ka shpenzuar rreth 25 milionë euro në dëmshpërblime dhe likuidime për trajnerët që kanë drejtuar skuadrën deri tani.

Por lamtumira e Lopetegui mund të transformohet në shkarkimin më të shtrenjtë të epokës Perez. Në fakt, nëse ish-trajneri i Spanjës nuk do të pranojë ta prishë kontratën dhe të presë skadencën e saj në 2021-in, Perez do të ishte i detyruar të paguante 36 milionë euro për një trajner që do ta përfitojë këtë shumë pa punuar. Një rekord i vërtetë, që Perez shpreson të mos realizohet. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan