Shkëlqen transferimi 80 milionësh i Arsenalit, Pepe shënoi dy supergola nga goditjet e dënimit për 15 minuta lojë ndaj Guimaresit

25 Tetor 2019

Nicolas Pepe ka shkëlqyer në ndeshjen e fituar nga Arsenali ndaj Guimaresit në kuadër të Ligës së Evropës.

Arsenali ka arritur të rikthehet nga disavantazhi prej 1-2 dhe të fitojë 3-2 në shtëpi ndaj klubit portugez në kuadër të Grupit F.

Më meritori për këtë fitore me rikthim të Topçinjve ishte transferimi rekord i klubit, Pepe, i cili erdhi në verë nga Lille për 80 milionë euro.

Lexo po ashtu: Transferimi i ri i Arsenalit, Pepe e driblon me mjeshtëri Van Dijkun – driblimi i parë i holandezit në Ligën Premier nga marsi i 2018

Pepe u inkuadrua në lojë në minutën e 75-të në vend të Alexandre Lacazzette për të shënuar dy gola, të cilat ia sollën fitoren klubit londinez.

🎯 Pepe 80'
🎯 Pepe 90+2'

Matchwinner.

🏆 #UEL pic.twitter.com/0iLn9LbFiV

— Arsenal (@Arsenal) October 24, 2019

Sulmuesi i talentuar të dy gola i shënoi nga goditjet e dënimit dhe vërtetë ishin brilante për nga bukuria dhe saktësia.

Golat e Pepes erdhën në minutën e 80-të për 2-2 dhe 90+ për rezultatin përfundimtar 3-2. /Telegrafi/

Two Beautiful FREEKICK Goals from Nicolas Pepe. FInally He's Arrived. #ARSVSC pic.twitter.com/C08AzecLUo

— Football My Religion (@StandForChamps) October 24, 2019

www.telegrafi.com