Shkëlqeu me Argjentinën, Inter kërkon të blindojë Lautaro Martinez

12 Shtator 2019

Lautaro Martinez tregoi të gjithë klasin e tij në fitoren 4-0 të Argjentinës kundër Meksikës. Sulmuesi i Interit shënoi tre gola, duke bërë që e gjithë vemëndja mediatike të kthehet nga ai. Jo vetëm kaq, pasi edhe klubet më të mëdhenj të Europës kanë nisur të kërkojnë informacion për futbollistin 22-vjeçar. Mediat argjentinase shkojnë më larg, duke projektuar një bashkim të Lautaro Martinez me Lionel Messi edhe te Barcelona.

Lautaro Martinez Lionel Messi Argentina 2019 Dj9zbwwfq4bw18p263g7s1xmt

Për të evituar çdo suprizë të pakëndëshme në sesionet e ardhshme të merkatos, klubi zikaltër ka shpejtuar të marrë masa, duke hedhur në letër një kontratë me terma të tjerë financiarë. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat italiane, Inter është gati t’i ofrojë rinovimin sulmuesit argjentinas. Aktualisht, kontrata e Lautaro Martinez me klubin interist skadon në vitin 2023, ndërsa ai fiton 1.5 milion euro në sezon. Nga rinovimi i mundshëm, të ardhurat e futbollistit do të dyfishoheshin.

Lautaro Martínez

Ndërkohë, paraqitja e fundit e sulmuesit me Argjentinën vendos në vështirësi Antonio Conte. Për shkak të rikthimit të tij të vonë pas impenjimit me kombëtaren, në ndeshjen e së shtunës kundër Udinezes pritet debutimi i Alexis Sanchez. Sulmuesi kilian konsiderohej si një blerje e rëndësishme për formacionin zikaltër, por pas asaj që tregoi Lautaro Martinez të sfidën me Argjentinën, askush nuk është më i sigurt për këtë gjë.
(balkanweb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan