Shkëlqeu me Brazilin, Everton është “pengu” i madh i Milanit

09 Korrik 2019

Milan ka më shumë se një arsye për të mbajtur gjatë një “peng” në merkato. Klubi kuqezi, më saktë ish-drejtoris sportiv Leonardo kishte evidentuar i pari një talent të madh në Brazil. Bëhet fjalë për Everton, sulmuesin e Gremios, i cili që në janar ishte shumë pranë transferimit te klubi italian. Në atë kohë, Leonardo kishte marrë përgjigjen pozitive nga futbollisti dhe ishte shumë pranë marrëveshjes me Gremion për një shifër që varionte nga 35 deri në 40 milion euro.

3000

Ish-drejtuesi i Milanit ishte i bindur se kishte në dorë një talent të vërtetë, por nuk mendonte kështu administratori Ivan Gazidis. Sipas tij, kjo shifër ishte shumë e lartë, sidomos në një moment të vështirë kur I duhej të përballej me UEFA-n në lidhje me Fair Play Financiar. Por tani, kuqezintë duhet të mbajnë kokën pas. Everton shkëlqeu me Brazilin, duke u shpallur golashënuesi dhe lojtari më i mirë në Kupën e Amerikës.

Img2

Paraqitja e tij në këtë kompeticion, tërhoqi vëmendjen e klubeve më të mëdhenj të Europës. Real Madrid, Paris SG dhe Manchester City janë vënë në radhë për të marrë shërbimet e sulmuesit, që tani vlerësohet jo më pak se 70 milion euro. Me këtë shifër dhe me rivalitetin e fortë të skuadrave të tjera, tani Milan nuk ka asnjë shans.
(balkanweb)

www.balkanweb.com