Shkëlqeu në Botëror, Perisic në ‘lupën’ e anglezëve

Pas një Botërori të mrekullueshëm që zhvilloi me Kroacinë, Ivan Perisic është kthyer që të jetë një nga lojtarët më të kërkuar të merkatos. Inter dhe Luciano Spalletti nuk mendojnë për largimin e tij, por klubet të mëdhenj janë duke lëvizur shpejtë për të bërë ofertën e tyre për të fituar shërbimet e kroatit që luan në të dy krahët e mesfushës.

Jose Mourinho është nga nga admiruesit e tij më të mëdhenj dhe që në verën e shkuar provoi që ta merrte Perisic-in në Manchester te United, por me sa duket po provon edhe këtë sezon të merkatos për ta bërë diçka të tillë.

“Djajtë e Kuq” nuk janë të vetmit ndër klubet e Premier League që janë vënë në ndjekje të lojtarit të Inter-it. Edhe Arsenal, faktikisht, ka dalluar profilin e Perisic-it si iedalin për të zëvendësuar largimin e Alexis Sanchez, i cili është transferuar në janar te Manchester United. Arsenal i ka bërë me dije Perisic-it se ai do të jetë përforcimi i duhur për skuadrën e tyre, duke i bërë kështu dhe një ofertë Inter-it për shërbimet e tij. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan