Shkëmbimi Verratti-Pjanic, pse nuk u krye marrëveshja

02 Prill 2020

Juventusi u përpoq të jap Miralem Pjanicin si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim me Marco Verrattin, por Paris Saint-Germain menjëherë e hodhi poshtë propozimin.

Sipas gazetës Tuttosport, gjithmonë mesfushori italian është pëlqyer nga bardhezinjtë, që u përpoqën të fillojnë negociatat për transferimin e lojtarëve.

Pjanic këtë sezon ka luftuar që të përshtatet në stilin e futbollit të Maurizio Sarri, kështu që shpresohej që Verratti, do të përshtatej më mirë, pasi ka përzierje në cilësitë e tij dhe agresionit fizik.

Miralem Pjanic te Juventus (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images)

Sidoqoftë, megjithëse PSG është e interesuar për boshnjakun, ata nuk e kanë ndërmend të lënë Verratti të largohet.

Pritet të ketë bisedime të reja rreth kësaj situate gjatë verës.

Marco Verratti te Paris Saint-Germain (Foto: Alex Grimm/Getty Images)

27-vjeçari italian kurrë nuk ka luajtur në Serie A, pasi ai kaloi për 12 milionë euro te PSG në sezonin 2012 kur Pescara ishte në Serie B. /Telegrafi/

www.telegrafi.com