Shkëndija humb në shtëpi ndaj Dudelange, zbehen gjasat për kalim tutje

23 Korrik 2019

Pas eliminimit nga Ligën e Kampionëve, prej estonezëve të Nomme Kalju, Shkëndija e Tetovës, vijon të zhgënjejë, pasi kësaj radhe humbi në shtëpi nga Dudelange me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës së Evropës.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Agim Ibraimit, që në minutën e 7-të, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

{“videoid”:”1563902651405″,”type”:1,”ratio”:0.75}

Goli i Sinanit on Vidnews.

Por në pjesën e dytë kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut, prishën gjithçka, duke u përmbysur brenda katër minutave.

Në minutën e 64, pas një gabimi të madh të portierit Bekim Rexhepi, futbollisti i Dudelage, Adel Bettaieb, barazoi shifrat.

{“videoid”:”1563902313645″,”type”:1,”ratio”:0.75}

Goli i Dundelanzh on Vidnews.

Pak minuta më vonë, në minutën e 68-të, futbollisti me origjinë shqiptare, Daniel Sinani, i dhuroi fitoren skuadrës së tij.

{“videoid”:”1563897861917″,”type”:1,”ratio”:0.75}

Goli i Shkëndijës on Vidnews.

Ai  shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Duhet theksuar se penalltia u shkaktua nga portieri Rexhepi, i cili ishte në një ditë të keq edhe pse ia kishte zënë vendin portierit maqedonas, Zohov, i cili dështoi në ndeshjen e kaluar.

Pas një jave zhvillohet ndeshja kthyese, që pritet të jetë shumë e vështirë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com