Shkodran Mustafi e Granit Xhaka: Çfarë ndjenje, jemi në finale të Bakus

10 Maj 2019

Arsenali ka arritur të sigurojë një biletë për në finalen e Ligës së Evropës.

Londinezët kanë arritur që me rezultat të përgjithshëm 7-3 (3-1) të mposht skuadrën spanjolle të Valencias.

Pas takimit përmes rrjeteve sociale ka reaguar Shkodran Mustafi, i cili nga skuadra spanjolle ka arritur në kryeqytetin britanik.

View this post on Instagram

🔙🔛🔝 Onto the final 🔥 Big win here on a tough ground & also a special feeling for me to be back at Mestalla. All the best for the final games at La Liga and the Copa del Rey final @valenciacf ✊🏼 We go to Baku, GUNNERS! 🔴 #sm20 @arsenal

A post shared by Shkodran Mustafi (@shkodranmustafi) on May 9, 2019 at 2:44pm PDT

Ai është shprehur ië lumtur me këtë arritje sezonale duke publikuar edhe fotografi gjatë festimit me lojtarët.

“Për në finale. Fitore e madhe në një terren të ashpër dhe gjithashtu një ndjenjë e veçantë për mua që të kthehem në Mestalla. I uroj të gjitha të mirat Valencias në ndeshjen e fundit në La Liga dhe finalen e Copa del Rey. Ne shkojmë në Baku, Gunners”, ka shkruar Mustafi.

Lexo po ashtu: Notat e lojtarëve, Valencia 2-4 Arsenal: Aubameyang me notën 10-të

“Ne do të shkojmë në Baku. Çfarë ndjenje”, ka shkruar mesfushori Xhaka teksa shihet së bashku me bashkëlojtarët në zhveshtore.

Ndryshe, Arsenali në finale do të takohet më 29 maj në Azerbajxhan me Chelsean, i cili ka eliminuar pas penalltive Eintracht Frankfurtun. /Telegrafi/

View this post on Instagram

WE ARE GOING TO BAKU! WHAT A FEELING 😁😁😁😁😁 @arsenal

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on May 9, 2019 at 2:03pm PDT

www.telegrafi.com