Shkodran Mustafi është i gatshëm t'i heshtë kritikët dhe ta fitojë Ligën e Evropës

27 Maj 2019

Shkodran Mustafi pritet ta bëjë reagimin e tij ndaj kritikëve në fushë më 29 maj, për t’i ndihmuar Arsenalit që ta fitojë Ligën e Evropës.

Mbrojtësi shqiptar është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës së Unai Emery në Baku, para finales ndaj Chelseat që zhvillohet këtë të mërkure.

Para finales së Ligës së Evropës, qendërmbrojtësi u ka dërguar një mesazh kritikueseve të tij, duke iu thënë se ata nuk do të mund ta kapin atë.

Mesut Ozil dhe Shkodran Mustafi (Foto:Arsenal FC/Twitter)

“Kritikët nuk do të më kapin mua. Ne e kemi përfunduar sezonin me 70 pikë dhe mendoj se nuk do ta bënim atë po të kishim mbrojtjen e dobët”.

“Si mbrojtës, disa persona do të mbajnë mend vetëm golat që ju i pranoni. Ata harrojnë kur e bëni punën tuaj mirë për 90 për qind”, ka thënë mbrojtësi shqiptar.

Lexo po ashtu: Pesë gjërat që po ndodhin te Arsenali para finales së Ligës së Evropës

“Edhe nëse e shpëtoni topin nga vija e portës, ata nuk do të flasin sërish për atë, por për gabimet. Mirëpo, kjo është mënyra kur jeni një mbrojtës dhe ne duhet të mësohemi të jetojmë me këtë”, ka shtuar më tej Mustafi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan