Shkoi te Barça, Neymar tallet me Coutinho-n

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
9 Janar 2018 11:52
Ish-sulmuesi i katalanasve

Neymar i ka dërguar një mesazh special Philippe Coutinho-s pas transferimit në “Camp Nou”. Ish-ylli i Barcelonës përmes një fotoje të postuar në “Insta story” ka uruar patriotin e tij për nënshkrimin e arritur me blaugranët. Ndërsa nuk i ka kursyer shakatë me të, në lidhje me modelin e flokëve.

“Jam shumë i lumtur për ty, të uroj të gjithë suksesin e botës, jam i sigurt që do të jesh shumë i lumtur. Dhe më thuaj, a është në modë ky model flokësh?”- shkruan karshi fotos së ish-mesfushorit të Liverpool, Neymar.

Kalimi i Coutinho-s te Barcelona u krye për 142 milionë paund. Zyrtarisht transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike