REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote

Shokon "France Football" zbulon fituesin e “Topit të Artë” për 2017-ën

13 Nëntor 2017 17:08

Favoriti kryesor për të fituar “Topin e Artë” për sezonin 2016-2017-të është padyshim Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez ka fituar titujt më të rëndësishëm me skuadrën e tij Real Madridin këtë sezon, La Liga-n, Champions League dhe Super Kupën e Europës.  

Para pak javësh gjithashtu u shpall “Lojtari më i mirë” nga FIFA në mbrëmjen gala të organizuar në Londër.

Mirëpo në “Twitter” po qarkullon një foto me coverin e prestigjiozes “France Football” e cila do të japë trofeun “Topi i Artë” në muajin janar të 2018-ës.

Në foto shihet sulmuesi argjentinas i Barcelonës si triumfues i këtij trofeu për të gjashtën herë në karrierën e tij. Nuk dihet nëse është një foto-montazh por dyshimet mbeten deri në natën gala që do të shpallet fituesi i vërtetë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Fiton edhe Crotone e Ajetit, por shqiptari ishte në stol

Çmendet Quagliarella, thyen i vetëm Fiorentina-n

21 Janar 2018 17:06

Sampdoria e nisi vitin 2018 me fitore duke mposhtur 3-1 Fiorentina-n në “Luigi Ferraris” me tripletën e Quagliarella. Me këtë sukses të besuarit e Marco Giampaolo u ngjitën në kuotën e 33 pikëve në vend të gjashtë pas 20 ndeshjesh. Ish-ylli i Juventusit, Fabio Quagliarella zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer duke realizuar tre gola.

Fillimisht ai i kaloi vendasit në avantazh kur u mbush gjysmë ore lojë pas asisit të Ramirez. 45’ minutat e para u mbyllën me avantazhin minimal, ndërsa në të dytën Sampdoria shënoi edhe dy herë të tjera me 34-vjeçarin. Brenda 8’ minutash Quagliarella realizoi dy gola mjaft të bukur duke e vendosur në kasafortë fitoren (60’, 68’). Në fund Fiore shënoi golin e nderit me anë të Sanchez pas asisit të ish-milanistit Saponara (80’).

Në ndeshjet e tjera Sassuolo barazoi 1-1 me Torino-n në shtëpi, me të njëjtin rezultat përfundoi edhe takim mes Udinese dhe Spal, ndërsa Crotone e Ajetit shkatërroi 3-0 në transfertë Verona-n. Mbrojtësi i kombëtares nuk u preferua për këtë takim, duke e ndejkur ndeshjen nga stoli. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Qendërmbrojtësi vlonjat nuk gjen më hapësira në ekip

Luftëtari plotëson çdo repart, gati largimi në mbrojtje

21 Janar 2018 17:03

Luftëtari bëri disa prurje gjatë merkatos së janarit, duke përforcuar të gjithë repartet ku kishin boshllëqe gjatë fazës së parë. Por, numri i futbollistëve tashmë ka kaluar shifrën 25, kështu që klubi është i detyruar që të bëjë disa largime.

Përveçse ka huazuar disa lojtarë në Kategorinë e Parë, tashmë pret që të heq nga grupi edhe një tjetër emër, të cilin e kanë në pronësi. Valdo Zeqaj, i afruar gjatë merkatos së verës, tashmë nuk po gjen hapësira në ekip.

Kështu, klubi është duke kërkuar skuadër në elitë për ta dhënë “borxh” për pjesën e mbetur të kampionatit. Pritet që në ditët në vijim të vijë dhe zyrtarizimi i vlonjatit, i cili dëshiron të mbetet pjesë e elitës. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Asnjë pilot për sezonin 2018

E çuditshme, një kontinent mungon në F1

21 Janar 2018 16:31

“Momentalisht nuk është gati asnjë pilot amerikan për sezonin e ri të Formula 1”. Fraza e shprehur një javë më parë nga Gunther Steiner, drejtues në ekipin Haas, ka provokuar reagime të ndryshme në SHBA.

Nuk kanë munguar kritikat për fjalët e të parit të kësaj skuderie, i cili shprehu gjithashtu se nuk ka mundur që të gjejë një amerikan që është në lartësinë e duhur për ta pasur në skuderinë e tij.

Në mbrojtje të pilotëve amerikanë ka dalë në mbrojtje piloti i IndyCar, Sebastian Bourdais. Nuk është amerikan, por ka eksperiencë të gjatë në SHBA dhe ka provuar që të bëjë hapin e madh në Formula 1 pa pasur suksese të rëndësishëm. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Kandidati për postin e presidentit të FSHF thekson se drejtësia është prioritet për të

Gara për kreun e FSHF, Fino: Mëkat që disa figura të sportit janë keqpërdorur

21 Janar 2018 16:17

Kandidati për president në Federatën Shqiptare të Futbollit, Bashkimi Fino, ka reguar nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook” për çështjen e shoqatave fantazmë. Deputeti thotë se i vjen keq që disa figura të njohura të futbollit janë përdorur nga institucion që drejton futbollin në vend.

“Pastërtia dhe drejtësia në futboll është pika më kryesore e platformës sime. Më vjen keq që për kaq vite është abuzuar me ilegalitet dhe shoqata fantazmë. Më vjen keq që për kaq vite është mashtruar një komunitet i tërë futbolli. Më vjen keq që disa persona kanë pretenduar në mënyrë joligjore që janë përfaqësues të disa organizimeve që merren me fëmijët. Me të ardhmen e vendit tonë. Më vjen keq që disa figura të njohura të sportit janë keqpërdorur ligjërisht. Të gjithë këto figura të njohura të sportit kanë thënë njëzëri: - "Nuk dimë gjë për pjesën e regjistrimit dhe pjesën ligjore. Ato i ka marrë përsipër Federata". Drejtësia vonon, por nuk harron. Deri në fund, për një futboll të pastër dhe të ligjshëm”, shkruan Fino. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment