Shokon presidenti: Dybala është një xhuxh, s’mund të krahasohet me talentin tonë

Deklaratat e fundit të bëra nga presidenti i Steauas së Bukureshtit, Gigi Becali, pritet të shkaktojnë shumë zhurmë. Gjatë konferencës së fundit për shtyp, numri një i klubit rumun ka krahasuar Olimpiu Moruţan, talent i ditëlindjes 1999, që ka shpërthyer kohët e fundit në Rumani, me dy lojtarë të nivelit të lartë, si Paulo Dybala, sulmuesi i Juventusit dhe sidomos Luka Modric, mesfushori Real Madrid.

Becali pasi ka bërë këtë krahasim nuk ka kursyer as komentet: ” “Nëse Steaua kualifikohet në Champions League dhe Rumania ka një ecuri të mirë në fazën kualifikuese, vlera e tij do të jetë 100 milionë euro dhe unë do ta shes 150 milionë euro”.

Pastaj, vjen krahasimi më i ashpër: “Çfarë krahasojmë Moruţan me Dybala? Dybala është 26 vjeç dhe është një xhuxh 1.65 cm. Moruţani nuk ndodhet në listën e më të mirëve në botë. Moruţan është dy herë më i fortë se Modric në moshën e tij ” ,ka përfunduar presidenti i Steauas. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.