Shoku i Ronaldos çmend Georginan me deklaratën e tij

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Prill 2018 13:33
Upsss! E ka punën pisk

Cristiano Ronaldo mendohet t’u ketë thënë shokëve të tij se ende vazhdon të jetë i dashuruar me Irna Shayk. Sulmuesi portugez i dha fund lidhjes me modelen ruse tre vite më parë ndërsa romanca e tyre nisi në 2010-ën. Një mik i afërt i lojtarit të Real Madrid ka konfirmuar se 33-vjeçari ende ka ndjenja për të dhe se interesohet për jetën e saj. Madje, më tej shton se kapiteni luzitan ka xhelozuar për marrëdhënien e saj të re me aktorin Bradley Cooper, me të cilin ka edhe një vajzë të vogël.

“Atij i vjen keq për mënyren se si përfundoi lidhja e tyre dhe ende interesohet për jetën e saj. Ai kurrë nuk besonte se Irina do të largohej ndonjëherë. Madje tani xhelozon për lidhjen e saj me Bradely-n”.

Në media u përfol se nëna e CR7-ës ishte shkak për ndarjen e tyre, por që në të vërtetë ata patën krizë në marrëdhënien e tyre prej disa muajsh. Asnjëri prej tyre nuk ka folur ndonjëherë në media për ndarjen por që të dy nisën jetën me një partner/e tjetër.

Ronaldo është tashmë në një lidhje me modelen me origjinë argjentinase, Georgina Rodriguez që nga nëntori 2016-të. 23-vjeçarja solli në jetë më 12 nëntor fëmijën e saj të parë nga romanca me portugezin, Alana Martina.

Pesë herë triumfuesi i “Topit të Artë”, u bë baba për të katërten herë në verë, pas ardhjes në jetë të dy binjakëve, Eva, Mateo dhe vogëlushes që ka me Georginën, Alana Martina.

Ylli i “Los Blancos” ka deklaruar në media se dëshiron që të ketë shtatë fëmijë, edhe tre të tjerë në vijim. Por, nga ana tjetër e dashura e tij, në një intervistë për median spanjolle para pak ditësh tha se nuk dëshiron të bëjë fëmijë tjetër edhe për ca kohë. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike