REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Megjithatë, fushata ka nisur, ka luftë në fronte për të dy

Shoqatat “fantazmë”, FSHF bën gati reagimin

12 Janar 2018 22:34

Çështja më e përfolur e këtyre ditëve për futbollin shqiptar është zgjedhja e presidentit të ri të FSHF-së. Dy kandidatura, Armand Duka që kërkon rikonfirmimin dhe Bashkim Fino që do të marrë këtë pozicion për herë të parë.

Megjithatë, fushata ka nisur, ka luftë në fronte për të dy. Fino me anë të bashkëpunëtorëve të tij ka zbuluar Shoqata “fantazmë” që kanë të drejtë vote, ndërsa FSHF deri më sot nuk ka dhënë sqarimin e saj.

Megjithatë, njoftimi vjen nga zyra e shtypit të FSHF-së, ku gazetarët dhe publiku njoftohen se nesër do të ketë argumentin dhe vendim të arsyetuar për gjithçka ka ndodhur.

“Ditën e nesërme, (e shtunë, ora 12:00) në selinë e FSHF do të ketë një komunikim për shtyp nga institucioni (një qëndrim zyrtar, jo konferencë për shtyp) për çështjen e shoqatave sportive”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në adresat e gazetarëve.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
EDS e paralajmëroi dje lëvizjen

Luftëtari largon mbrojtësin vlonjat

22 Janar 2018 19:11

Klubi gjirokastrit ishte i mbushur mbi kapacitetin që duhet dhe në këtë mënyrë ka vendosur që të bëjë disa largime. Përpos huazimeve, apo ndërprerjeve të kontratave në fillim të muajit janar, sot ka shkëputur kontratën me një tjetër lojtar.

EDS e publikoi dje lajmin se Valdo Zeqaj do të ndryshonte ambient në ditët e ardhshme, teksa sot klubi bluzi ka konfirmuar ndërprerjen e marrëdhënieve mes palëve. Qendërmbrojtësi vlonjat nga dita e sotme është i lirë për të vazhduar kontratën në një klub tjetër.

Njoftimin e ka dhënë zyra e shtypit të Luftëtarit, e cila ka njoftuar se nga sot Zeqaj nuk është më pjesë e skuadrës. Ai u afrua gjatë merkatos së verës, por nuk arriti që të kapë vendin si titullar në formacionin e trajnerit uruguaian që u largua, por edhe të Hasan Likës. E ardhmja e Zeqajt pritet të jetë Superiorja, por nuk kanë munguar kërkesat edhe nga klube të së Parës. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Çështja shkon te Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF

Ekskluzive/ Bylis në telashe me mesfushorin

22 Janar 2018 18:25

Ballshiotët këtë vit si asnjëherë tjetër, vetëm të larguar zyrtarisht dhe lojtarë që duan të largohen në ditët në vijim. Pas ikjes së dy vëllezërve Fejzaj dhe sulmuesit kamernuas Nteppe, në stërvitje prej ditësh nuk shihen dy vëllezërit Vatnikaj, ndërsa sot zyrtarisht ka kërkuar largimin mesfushori Vesel Limaj.

EDS zbulon zyrtarisht kërkesën e mesfushorit 21-vjeçar në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së konflikteve pranë FSHF-së, i cili ka kërkuar që të largohet nga ballshiotët dhe prishjen e njëanshme të kontratës.

Në bazë të faksimiles së mëposhtme vërtetohet se ai nuk do të bëjë kthim pas, pra të riveshë fanellën e mallakastriotëve për pjesën e mbetur të kontratës. Mesfushori ka dalë nga akademia e Hamburgut në Gjermani dhe para se të transferohej në Shqipëri, ai ka veshur fanellën e Horn në Ligën e Parë në Austri.

Në muajin gusht ai kaloi provën te ballshiotët dhe ka firmosur kontratë 2-vjeçare, pra deri më 31 maj 2019. Por, Limaj tashmë ka marrë tjetër vendim për karrierën e tij. Megjithatë, do të jetë DHZK-ja që do të japë përgjigjen përfundimtare për këtë çështje. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Shkodranët zgjohen nga gjumi, zyrtarizojnë mbrojtësin

Vllaznia zë mend, firmos me kapitenin e të rinjve

22 Janar 2018 18:04

Humbja e mbrojtësit Senad Hysenajt ka "zgjuar" nga gjumi drejtuesit e Vllaznisë. Ata janë vënë në lëvizje dhe kanë firmosur me kapitenin e U-19, Arsaed Rahovën. Shtatshkurtri ka bindur drejtuesit me paraqitjet e mira, pa harruar se për diçka të tillë ndikoi edhe humbja e dy elementeve nga Akademia: Hysenajt dhe Hotit te Kamza.

Rahova ka nënshkruar për 3 vite dhe është një lojtar i perspektivës. Ai do të ndiqet nga drejtuesit e kuqebluve dhe do të fillojë stërvitjen me ekipin e parë. Prezantimi i tij u bë nga Drejtori i Akademisë së Vllaznisë, Alban Hasani.  

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka zyrtarizuar sot një tjetër firmë në kontratë. Këtë herë me një futbollist të Akademisë Vllaznisë. Bëhet fjalë për lojtarin e ekipit U-19 Arsaed Rahova. Kontrata e tij me klubin ka një afat trevjeçar. Rahova është kapiteni i ekipit U-19 dhe ka spikatur me paraqitjet e tij teksa luan edhe si mbrojtës krahu por edhe si mesfushor. KF Vllaznia asnjëherë nuk e ka hequr vëmendjen nga lojtarët me të dhëna të mira të Akademisë së tij dhe padyshim që do të vazhdojë t’i trajtojë siç duhet ato sepse e ardhmja është e këtyre futbollistëve”, - përfundon lajmërimi i klubit. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Trajneri Ndreu merr një mesfushor nga të rinjtë e Akademisë

Kamza ndjek Partizanin, “vjedh” te Vllaznia

22 Janar 2018 17:40

Ekipi i Kamzës nisi stërvitjen në Shqipëri për rifillimin e kampionatit. Trajneri Ramadan Ndreu deklaronte gjatë fazës përgatitore në Antalia, se nuk e kishte të mbyllur merkaton, ndërsa sot u afrua një tjetër futbollist me grupin. Në stërvitje me Kamzën u bashkua Soni Hoti.

20-vjeçari vjen nga Vllaznia B dhe luan si mesfushor. Ai do të mundohet të bindë trajnerin Ramadan Ndreu me përformancën e tij. Shkodrani ka dalë nga Akademia e Vllaznisë dhe ka luajtur 2 ndeshje me ekipin e dytë. Gjatë gjysmës së parë të sezonit, ai u aktivizua vetëm në dy ndeshje nga trajneri Ervis Kraja.

Vllaznia duket në kolaps total, pasi pas largimit të Senad Hysenajt te skuadra e Partizanit, një tjetër futbollist “i shpëton” Shkodrës. Kamza ndoqi taktikën e “demave” duke i rrëmbyer një nga të rinjtë premtues kuqebluve. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment