Shorti i Champions, Valverde: Chelsea, sfidë motivuese

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Dhjetor 2017 19:52
Shorti i Champions, Valverde: Chelsea, sfidë motivuese

Barcelona në 1/8-at e finaleve të Ligës së Kampionëve do të luajë ndaj Chelsea dhe kjo përballje shihet si shumë e vështirë nga trajneri i skuadrës katalanase, Ernesto Valverde.

Megjithatë, spanjolli thotë se do të luajë kundër kampionit aktual të Anglisë dhe kjo është motivuese për lojtarët e tij.

“Ishte një short i vështirë për ne, por e dinim se nuk do të ishte e lehtë, për shkak se kishte skuadra të mëdha”, tha fillimisht Valverde për “Barca TV”.

“Chelsea është kampion aktual i Premier League dhe ne do të takohemi me ta me entuziazëm, sepse do të jenë dy ndeshje të bukura dhe motivuese”, theksoi tekniku i Barcelonës.

Ka edhe kështu, Albi Alla i del kundër presidentit Gjici

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
22 Korrik 2018 20:20
Mbrojtësi beson te suksesi

Kukësi vazhdon me përgatitjet për ndeshjen e turit të dytë në Champions League kundër Qarabag. Përballë është një kundërshtar i fortë, por jo i pakalueshëm thotë mbrojtësi i qendrës Albi Alla, i cili është kthyer në formën e tij më të mirë. Në turin e parë verilindorët mposhtën Valletta-n, por vetëm falë golit në fushën kundërshtare. Presidenti Safet Gjici, nuk u shfaq i kënaqur me lojën që skuadra aplikoi, por Allan beson se në këtë moment më i rëndësishëm është kualifikimi.

“Kualifikimi është një gjë e mirë për ekipin e Kukësit dhe për futbollin kuksian. Shpresoj të kemi një vazhdimësi të mirë. Ky është një ekip i ri, dita ditës po gjejmë veten. Me ardhjen e trajnerit Cungu, do gjejmë edhe qetësinë dhe moralin që duhet. Në këtë moment rëndësi ka të marrësh kualifikimin”, tha fillimisht pogradecari për “Super Sport”.

Deklarata e Gjicit për lojën e bukur – “Edhe vjet Kukësi luajti një futboll të bukur, por nuk arriti të kualifikohej. E rëndësishme është që thjesht të marrësh kualifikimin. Unë jam gjithmonë i gatshëm të jap maksimumin tim për ekipin. Aktivizimi është një çështje që i përket trajnerëve. Detyra ime është që kur të futem të jap më të mirën për ekipin”.

Qarabag – “Përballë kemi një kundërshtar të fortë, do të shkojmë për fitore si në çdo ndeshje. Shpresojmë të kemi fatin dhe Zotin me vete e të kalojmë. Do të shohim ndeshjet e radhës, qëllimi është gjithmonë për sukses por t’i marrim ndeshjet një nga një, të shohim pastaj se ku do të shkojmë. Shpresojmë të kemi sukses dhe të arrijmë grupet”, tha Alla. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kukësi-Qarabag do të gjykohet nga një norvegjez papërvojë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Korrik 2018 14:31
Nilsen do të vendosë drejtësi

Kukësi vazhdon me përgatitjet për ndeshjen e parë në turin e dytë të Champions League kundër Qarabag në “Loro Boriçi”. Ky takim do të zhvillohet në Shkodër, me datë 25 korrik, në orën 19:00 dhe trajneri Armando Cungu e ka të gatshëm të gjithë grupin e futbollistëve. Qeveria që drejton futbollin në Evropë ka përcaktuar gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në këtë përballje. Arbitri që do të gjykojë këtë takim është norvegjezi Ola Hobber Nilsen, ndërsa do të ketë ndihmën e asistentëve Harald Gronivik dhe Oskar Isaksen, ndërkohë gjyqtar i katërt do të jetë Kai Erik Steen. Hobber Nilsen e ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2015, por nuk ka shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë e tij për kualifikueset e Champions League pas asaj të vitit të kaluar ndërmjet Maribor dhe HŠK Zrinjski Mostar, takim i cili përfundoi në barazim 1-1. Nilsen ka gjykuar një ndeshje në Europa League dhe 3 takime në kualifikueset e Europa League. Pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në kampionatin norvegjez, ndërsa kjo do të jetë hera e tij e parë që gjykon një ekip shqiptar. Sa i përket Kai Erik Steen, ai nuk është një arbitër i panjohur, pasi vitin e kaluar ka gjykuar ndeshjen ndërmjet Sant Julia dhe Skënderbeu, që u zhvillua për turin e parë kualifikues të Champions League. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kukësi gjen Agollin në turin e dytë të Champions

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
18 Korrik 2018 22:10
Qarabag pas një jave në Shkodër

Ansi Agolli dhe Qarabag do të zbresin në “Loro Boriçi” për të luajtur kundër Kukësit më 24 korrik, në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League. Azerët arritën të kualifikoheshin për në këtë fazë pasi eliminuan sllovenët e Olimpija Ljubljana, duke marrë sonte një barazim pa gola ndërsa më parë kishin fituar 1-0 ndeshjen e luajtur në Slloveni.

Vetë mbrojtësi shqiptari luajti dy minuta në këtë takim, pasi zëvendësoi në minutën e katërt shtesë sulmuesin Madatov. Vendasit ishin superiorë ndaj Olimpijas, por edhe pse krijuan volum loje dhe patën disa raste nuk arritën t’i shfrytëzonin duke iu falur golit të realizuar në fushën kundërshtare javën e kaluar.

Qarabag është një kundërshtar i vështirë për Kukësin, pasi vetëm sezonin e kaluar ka arritur të kualifikohet deri në fazën e grupeve të Champions League dhe mundësitë e një kalimi të turit nga ana e verilindorëve janë të pakta.

Vetë Agolli luan prej vitit 2010 me skuadrën azere, me të cilën ka zhvilluar 196 ndeshje duke shënuar edhe 3 gola./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Gjici bën plan dhe vendos kusht për shpërndarjen e premios

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
18 Korrik 2018 08:42
Ja ç'duhet të bëjnë lojtarët

Kukësi u kualifikua mes drithërimash ditën e djeshme, ku vetëm një gol i Irakli Dzaria-s në minutën e 84-t që baraspeshoi rezultatin në 1-1 solli dhe kalimin në turin e dytë të Champions League për verilindorët që e kanë eksperiencë të dytë pjesëmarrjen në këtë kompeticion.

Pas dy barazimesh, 0-0 në “Loro Boriçi” dhe 1-1 në Valletta, tashmë Safet Gjici është i lirë të marrë frymë i qetë, pasi pak a shumë i ka nxjerrë shpenzimet e një viti në Superiore. Por, numri një i Kukësit sërish është treguar dorshtrënguar, ai nuk e ka “hapur thesin” siç edhe premtoi në rast kualifikimi.

Mësohet se lojtarëve iu ka premtuar shpërblim me çek të bardhë nëse do të kalonin turin, por dje ai u ka thënë se kushti që të marrin 100 mijë euro është që të fitojnë kundër Karabakut ose Olimpija Lubjanës dhe atëherë do të shpërblehen.

Short i vështirë në turin e dytë për Kukësin, që do të thotë se edhe koeficienti nuk e ndihmon për të qenë favorit ndaj këtyre dy emrave që kanë histori më të madhe në arenën ndërkombëtare. Por, asgjë nuk është e pamundur, Kukësi do të tentojë këtë herë për të kaluar më tutje.

Normalisht që edhe pse u ndryshua trajneri, te Kukësi objektivi mbetet i njëjtë, pjesëmarrje në grupet e Europa League, megjithatë, duket një rrugë e vështirë por jo e pamundur. Kukësi ka shansin e mirë, sepse këtë vit rregullorja ka ndryshuar dhe në rast se skualifikohet në turin e dytë të Champions League, zbret në të tretin e Europa League, ku do t’i duhen të luajë ndeshje shtesë për të qenë pjesë e kompeticionit më të vogël. Në rast kualifikimi, Kukësi do të bëhet e dyta skuadër shqiptare që do të marrë pjesë në grupet e Europa League pas Skënderbeut. /EDS/

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.