Shorti i Conference League, dy ndeshje derbi shqiptarësh në Europë, Partizani me fat në turin e parë

15 Qershor 2021

Tetë skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët për raundin e parë në Ligën e Konferencës. Shorti i hedhur ne Nion të Zvicrës ka vendosur Laçin përballë malazezëve të Pogdoricës.

Ndeshjen e parë kurbinasit do e luajnë në shtëpi më 8 korrik, ndërsa e kthimit do të zhvillohet një javë në vonë. Partizani ka peshkuar skuadrën moldave të Sfintul Geroge, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet jashtë, ndërsa e kthimit në Shqipëri.

Vllaznia pas 10 viteve jashtë Europe, rikthehet të luajë dhe kundërshtar në turin e parë do të ketë boshnjakët e Shiroki Brijeg. Sfida e parë luhet në transfertë, ndërsa e kthimit në “Loro Boriçi”.

Goglat kanë rezervuar edhe dy derbi shqiptarësh. Shkupi sfidon Llapin, ndërsa Deçiç dhe Drita përballen mes tyre. Ndërkohë Struga sfion letonezët e Liepaja. Ndeshjet do të zhvillohen në datat 8 dhe 15 korrik.

SHORTI:

Laçi-Podgorica (Mal i Zi)

Shkupi-Llapi

Sfintul George (Moldavi)-Partizani

Deçiç (Mal i Zi)-Drita

Shiroki Brijeg (Bosnje)-Vllaznia

Struga- Liepaja (Letoni)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan