REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Reali, Barça dhe Atletico njohin kundërshtaret

Shorti i “Copa del Rey”, përcaktohen çerekfinalistet

12 Janar 2018 13:26

Është hedhur sot shorti i çerekfinales së “Copa del Rey”. Leganes ka “peshkuar” Real Madrid ndërsa Atletico Madrid Sevilla-n.

Një sfidë e fortë do të jetë ajo e derbit mes Barcelonës me Espanyol. Ndërsa Valencia do të përballet me Alaves.

Ndeshjet e para do të luhen me 16 dhe 18 janar ndërsa të kthimit zhvillohen me 23 dhe 25. /EDS/

Çiftet çerekfinaliste

Leganes – Real Madrid

Espanyol – Barcelona

Atletico – Sevilla

Valencia - Alaves

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Ylli argjentinas habit me veprimin e tij

VIDEO/ Messi zhgënjen fansat, shikoni gjestin e turpshëm që ka bërë në fushë

22 Janar 2018 15:18

Lionel Messi ka zhgënjyer fansat në fitoren 0-5 ndaj Real Betis ditën e djeshme. Ylli i Barcelonës ka bërë një gjest jo të hijshëm në natyrën e tij ndaj lojtarit kundërshtar.

Siç mund të shikoni dhe në videon e mëposhtme, fillimisht Pique ka ndalur me fizik futbollistin vendas dhe më pas Messi është afruar, e ka shtyrë dhe është rrëzuar sipër tij.

Një gjest që është komentuar negativisht nga tifozët dhe fansat e futbollit në rrjetet sociale. Pasi, Messi konsiderohet “më i miri në botë” dhe nuk i shkon për shtat të bëjë diçka të tillë. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Messi dhe Suarez realizojnë dopietë

Barcelona e kthen në stërvitje ndeshjen me Betis (video)

21 Janar 2018 22:52

Pas disfatës në Copa del Rey, Barcelona rikthehet tek fitorja në La Liga duke mposhtur me rezultatin e pastër 5-0 Betis në transfertë. Kjo ishte fitorja e 17-të për katalanasit në kampionat, ndërsa kanë regjistruar edhe tre barazime në 20 ndeshje. 45’ minutat e para të takimit u mbyllën me rrjeta të paprekuar, por me raste nga të dyja skuadrat. Joaquin pati një mundësi të shkëlqyer, por nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë.

Në të dytën filloi festivali i golave me katalanasit që e dërguan plot pesë herë sferën në rrjetë. Fillimisht ishte Rakitiç, ai që kaloi në epërsi miqtë në minutën e 59’, ndërsa 5’ minuta më vonë Messi dyfishoi rezultatin. Në aksionin e radhës të rrezikshëm Barça shënoi edhe golin e tretë me anë të Luis Suarez. 10’ minuta para fundit, Messi vuloi fitoren, duke shënuar golin e katërt dhe të dytin personal. Në fund argjentinasi dha një top të shkëlqyer për Suarez, i cili në pozicion të favorshëm nuk gabon duke e dërguar në rrjetë. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Ish-trajneri i Argjentinës ndoshta ndikohet nga Messi

Maradona shpërfill Cristiano Ronaldo-n

21 Janar 2018 20:10

Shumë njerëz argumentojnë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë ne historinë e futbollit, por Diego Maradona nuk pajtohet me këtë këndvështrim. Sulmuesi i Real Madridit është në nivel me Lionel Messi-n në aspektin e “Topave të Artë”, me pesë secili, por Maradona beson se ai ka edhe shumë punë për të bërë.

"Gjithkush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë, por unë nuk mendoj se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në histori", tha argjentinasi në një intervistë me “Telesur”.

“Unë e respektoj karrierën që ai ka. Ai ka një rrugë shumë të gjatë për të bërë nga kjo pikë ku ne po flasim deri në pikën, që të bëhet futbollisti më i mirë në histori”, shtoi ish-ylli i Argjentinës. Pak kohë më parë Ronaldo tha, se dëshiron të fitojë shtatë “Topa të Artë”, por mbetet për t'u parë nëse ai do ta arrijë këtë gjë dhe nëse kjo do të kënaqë Maradona-n. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Cristiano Ronaldo i kushton vëmendje pamjes së jashtme

U gjakos, Ronaldo u bën kërkesë të çuditshme mjekëve

21 Janar 2018 18:49

Cristiano Ronaldo rikthehet protagonist, por jo vetëm me gola. Sulmuesi portugez, i cili është i mirënjohur për vëmendjen e veçantë që i kushton vetes në lidhje me paraqitjen fizike, sot dha një imazh të çuditshëm.

Në minutën e 83-të, sulmuesi shfrytëzoi një goditje të mirë nga e djathta e Lucas për të shënuar një gol të madh, megjithatë, në momentin e gjuajtjes, mori një goditje në kokë nga mbrojtësi Schär, i cili i krijoi një plagë në vetullat e tij.

Situata më qesharake vjen më vonë. Asistentët mjekësor shkuan menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën lojtarit, por, ai kërkoi celularin tek mjeku i ekipit për të parë plagën e shkaktuar nga përplasja në lojë. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment