Shorti i eliminatoreve të 21-vjeçarëve, Shqipëria sfidon Kosovën

11 Dhjetor 2018

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës, shorti i eliminatoreve të Europianit 2021 të 21-vjeçarëve. Goglat janë treguar të pamëshirshme teksa kanë vënë përballë njëra-tjetrës Kombëtaren Shpresa të Alban Bushit dhe përfaqësuesen U-21 të Kosovës.

Shqipëria dhe Kosova bëjnë pjesë në Grupin 3 së bashku me Anglinë, Austrinë, Turqinë dhe Andorrën. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që kuqezinjtë të përballen me dardanët në një kompeticion zyrtar, shkruan PanoramaSport.

Kujtojmë që Kosova ishte pjesë e vazos së katërt në  këtë short, ndërkohë që Shqipëria u pozicionua një vazo më poshtë, pra në të 5-tën. “Vllazërorja” e 21-vjeçarëve, do të pritet me mjaft kureshjte, teksa “rivaliteti” i ndezur në distancë ka kohë që ka nisur.

Grupi 3

Angli

Austri

Turqi

Kosovë

Shqipëri

Andorrë

(n.m/BalkanWeb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan