Shorti për parakualifikimet në Ligën e Evropës e vë Prishtinën përballë St Joseph

11 Qershor 2019

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe shorti për përballjet parakualifikuese në Ligën e Evropës.

Në sezonin e ri, Prishtina do të tentojë të kualifikohet në garën e dytë më të madhe për nga rëndësia në Evropë, pasi në sezonin e Superligës së Kosovës përfundoi në vendin e dytë.

Klubi kryeqytetas në përballjen e parë do të ketë punë me nënkampionin e Gjibraltarit, St Joseph.

Përballjet e tjera: 

Progrès (LUX) v Cardiff MU (WAL)

La Fiorita (SMR) v Engordany (AND)

Sant Julià (AND) v Europa (GIB)

Ballymena (NIR) v NSÍ (FRO)

Tre Fiori (SMR) v KÍ Klaksvík (FRO)

Barry Town (WAL) v Cliftonville (NIR)

Lexo po ashtu: Feronikeli mëson kundërshtarin për fazën parakualifikuese në Ligën e Kampionëve

Në këtë fazë të ndeshjeve parakualifikuese në Ligën e Evropës, do të marrin pjesë 14 skuadra.

Ndeshjet e para në këtë fazë zhvillohen me 27 qershor ndërsa ato të kthimit me 4 korrik. /Telegrafi/

www.telegrafi.com