Shorti, skuadrat, formati, vendi, datat – gjithçka që duhet të dini për rrjedhën e Ligës së Kampionëve

09 Korrik 2020

Pas rikthimit të futbollit nga pezullimi dhe zhvillimi i ndeshjeve në disa prej kampionateve kryesore, natyrisht se vëmendja e futbolldashësve është te gara më e madhe evropiane për klube.

Pjesa e mbetur e Ligës së Kampionëve për sezonin 2019/2020 pritet të kthehet gjatë muajit gusht, ndërsa do të jetë me një format më ndryshe dhe ndeshjet do të zhvillohen në formë të një turneu në Portugali.

Kur mbahet shorti

(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Shorti për ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të mbahet në zyrat e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, ditën e premte (10 korrik).

Kush është përfshirë

(Foto: UEFA – Handout via Getty Images/Guliver)

Tashmë janë katër skuadra që e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale:

Atalanta (Itali)
Atletico Madrid (Spanjë)
RB Leipzig (Gjermani)
Paris Saint-Germain (Francë)

Kanë mbetur edhe katër përballje në kuadër të 1/8 së finales për t’i përcaktuar katër çerekfinalistët tjerë:

Chelsea (Angli) / Bayern Munich (Gjermani)
Napoli (Itali) / Barcelona (Spanjës)
Real Madrid (Spanjë) / Manchester City (Angli)
Lyon (Francë) / Juventus (Itali)

Si funksionojnë shortet

(Foto: uefa.com)

Janë tri shorte: për çerekfinale, për gjysmëfinale dhe për ta përcaktuar skuadrën ‘vendase’ për finale.

Nuk ka vazo dhe nuk ka mbrojtje për klubet e shteteve të njëjta, prandaj ekipet mund të luajnë edhe ndaj skuadrave që vijnë nga vendi që i takojnë.

Ku do të zhvillohen ndeshjet

(Foto: Patricia De Melo Moreira/EuroFootball/Getty Images/Guliver)

Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e këtij sezoni, do të zhvillojnë si një turne me eliminim direkt në Lisbonë të Portugalisë në muajin gusht. Të gjitha përballet do të jenë me një ndeshje.

Takimet do të ndahen në stadiumin e Benficas, Estadio do Sport Lisboa e Benfica (që do të jetë edhe nikoqir i finales) dhe stadiumin e Sportingut, Estadio Jose Alvalade.

Datat kyçe

(Foto: uefa.com)

7–8 gusht: Ndeshjet kthyese të mbetura të 1/8 së finales
12–15 gusht: Çerekfinalet (Lisbonë)
18–19 gusht: Gjysmëfinalet (Lisbonë)
23 gusht: Finalja (Estadio do Sport Lisboa e Benfica, Lisbonë)

Telegrafi do t’jua sjellë në kohë reale përcaktimin e shortit për sfidat e shumëpritura të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan