Show i Vettel në provat zyrtare të Kinës, pole rekord për gjermanin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Prill 2018 09:44
Dominim i Ferrarit në Shanghai

Ferrari i këtij sezoni të ri duket se nuk ka të ndaluar. Pas sukseseve në dy garat e para, Sebastian Vettel tregon forcën e tij edhe në provat zyrtare të çmimit të Madh të Kinës. Në ndalesën e tretë të Botërorit të Formula 1, Sebastian Vettel është i papërmbajtshëm, duke arritur një pole position rekord me kohën 1'31"095. Gjermani lë pas krahëve shokun e tij të skuadrës, Kimi Raikkonen, i cili është 0"087 me vonesë ndaj Vettel. Nga linja e dytë e startit do të nisen dy Mercedes, përkatësisht me Valtteri Bottas në vendin e tretë dhe Lewis Hamilton në vendin e katërt. Red Bull nuk i ndahen dyshes së makinave Ferrari-Mercedes, duke u pozicionuar në linjën e tretë të nisjes me Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo. 10 vendet e para kompletohen nga Hulkenberg, Perez, Sainz dhe Grosjean.

Një hap pas bëri McLaren, që nuk arriti të kualifikohej për në sesionin e tretë të provave, duke u renditur në vendin e 13 dhe 14, ekzaktësisht me Fernando Alonso dhe Vandoorne. Në këto prova zhgënjeu edhe Gasly, i cili në garën e Bahrain kishte siguruar një vend të katërt fantastik me Toro Rosson, që përdorin motorin e Honda. Francezi madje në këtë ditë të shtunë nuk arriti as të kalonte sesionin e parë të këtyre provave, duke iu bashkuar të zakonshmëve Williams dhe Alfa Romeo-Sauber, të cilat mbajnë vendin e fundit të klasifikimit. Një tjetër prove e mirë kjo e makinës Ferrari, që në këtë fillim sezoni i ka dhënë sinjalet se Mercedes nuk do ta ketë aspak të lehtë triumfin, me Sebastian Vettel që nga ana e tij synon titullin e pestë radhazi kampion bote, për të parakaluar në këtë garë pikërisht Hamilton që ka po aq tituj. /EDS/

 

 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike