Shpend Ahmeti ironizon me drejtuesit e Prishtinës: I thoshit Mattausit se puna është e kryer, do të luajmë me Rangersin

03 Korrik 2019

Prishtina është eliminuar nga garat para kualifikuese të Ligës së Evropës.

Prishtinasit nuk kanë arritur të shënojnë emrin e tyre në kualifikimet e garës evropiane pasi që kanë pësuar me rezultat të përgjithshëm 3-1 kundër St Joseph’s.

Kjo ka bërë që të reagojnë shumë trajner e sportistë ndër ta edhe kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmetit.

Lexo po ashtu: Prishtina eliminohet nga St Joseph’s, kartonët e kuq të Dallkut dhe Bekteshit vulosën humbjen

Ai ka ironizuar me drejtuesit e klubit kryeqytetas teksa i thoshin legjendës gjermane se në rundin e ardhshëm do të luajnë me Glasgow Rangers.

Postimi i Ahmetit:

Në takimin e Lothar Mathaus me Klubin Prishtina, kryesia tregonte qysh Rangers do vijnë në Prishtinë. I thoshte Mathaus:
– a e keni kaluar raundin e parë
– Jo, por lehtë është se është nga Gjibraltari
– Nuk isha ngut
– Ne po bëhemi gati për Rangers. /Telegrafi/

Në takimin e Lothar Mathaus me Klubin Prishtina, kryesia tregonte qysh Rangers do vijnë në Prishtinë. I thoshte Mathaus:
– a e keni kalu raundin e parë
– Jo, por lehtë është se është nga Gjibraltari
– Nuk isha ngut
– Ne po bëhemi gati për Rangers#prishtina #

— Shpend Ahmeti (@ShpendA) July 2, 2019

www.telegrafi.com