Shpërthen Kukësi, i shpall luftë gazetës sportive

Klubi i Kukësit ka hedhur zyrtarisht në gjyq gazetën e përditshme sportive “Panorama Sport”.  

Përmes një komunikate zyrtare, kampionët e Shqipërisë e kanë bërë të ditur vendimin dhe kanë njoftuar opinionin sportiv në lidhje me situatën e krijuar.

Ja deklarata e plotë e klubit verilindor:

“FK Kukësi hedh në gjyq gazetën e përditshme sportive  “Panorama Sport”, duke i kërkuar të vërtetojë  saktësinë ose burimin e informacionit të botuar në këtë gazete në faqen on-line  me datë 04.12.2017, dhe më pas edhe në atë të  botuar në formë kryeartikulli më titull, “Fitoni 3 ndeshje ose m’u zhdukni nga sytë”, zbardhet mbledhja e acaruar te Kukësi”.
Në shkrim ka një “ referim të dialogjeve”  mes presidentit dhe anëtarëve të stafit, të cilin ne e konsiderojmë të pavërtetë.
Objekti i kësaj padie është:
Detyrimi i Paditurit te Publikojë Përgënjeshtrimin ndaj shkrimeve shpifëse ndaj paditesit;
Detyrimi i Paditurit të mos japë asnjë deklaratë me  shkrim apo komente ndaj nesh të cilat ne mënyre direkte apo indirekte mund te dëmtojne Klubin tone.
Detyrimi i te Paditurit për te shpërblyer demin jo pasuror.
Kjo padi gjen mbështetjen jurdike në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodin Civil dhe në Kodin e Proçedurës  Civile.
Theksojmë se ato që shkruhen në artikull nuk janë të vërteta dhe në kërkojmë vërtetësinë e tyre dhe burimin nga janë marrë këto informata.
Klubi ynë dhe herë të tjera është gjendur për ballë sulmeve të tilla qëllimkeqe në faqet e kësaj të përditshme, e cila në mënyrë joprofesionale  tenton të përbaltë punën tonë dhe duke shkelur dhe rregullat e etikës , me futjen e përgjuesve apo regjistruesve në analizat dhe bisedat tona.
Në shkallët e drejtësisë klubi ynë do dërgojë gjithë faktet që flasin kundër këtyre botimeve , që nuk është hera e parë që dalin.
Ne kemi qenë dhe jemi të hapur si ndaj kësaj gazete , ashtu  si ndaj gjithë mediave të tjera , në mënyrë që opinioni sportiv të informohet në kohë për atë se çfarë ndodh tek klubi ynë.
Pa cenuar pavarësinë e shtypit të lirë dhe mënyrat e marrjes së informacionëve , ne kërkojmë që të mos dëmtohet imazhi ynë, Për këtë në do ndjekim çështjen në të gjitha shkallët e drejtësisë derisa të dalë e vërteta”,
shkruhet në deklaratë.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan