Shpërthen Mema: Janë të papërgjegjshëm, do të doja futbollistë të tjerë

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema ka folur në përfundim të ndeshjes ndaj Skënderbeut për “Supersport”. Mes të tjerash, ai tha se papërgjegjshmëria ka ndikuar dhe po i sjell probleme Tiranës.

Rezultati i ndeshjes:

“Ishte ndeshje e vështirë, pasi Skënderbeu është pretendent për titull, duke marrë parasysh anën psikologjike të ekipit. E kishim përgatitur ndeshjen dhe nuk them se na shkoi keq si lojë, por na mungoi goli, apo dhe pjesa ku lojtarët tanë si në mbrojte dhe sulm duhet të jenë më të përgjegjshëm”. Të them të drejtën kam qenë nervoz, pasi e pash në pushim golin. Nga pozicioni ku isha nuk e pash konkretisht. Nuk e kuptoj këtë papërgjegjshmëri, që po na sjell probleme. papërgjegjshmëria  po i sjell Tiranës probleme. Duhet të fusim në kokë që ne jemi zot të fushës, duhet vënë dorë, janë urgjente. Unë jam zot në pozicionin tim, aty ku unë luaj duhet të jap më të mirën time. I kemi përsëritur këto situata me qindra herë. Duhet të vëmë dorë menjëherë”.

Kriza:

 “Tirana ka pasur një krizë psikologjike. Unë jam munduar që të flas për këtë pjesë që të harrojmë atë çka ka kaluar dhe të shohim para. Nuk mund të them sot se si mund të fitojë Tirana me Partizanin, por do e përgatisim ndeshjen sipas specifikës së saj. Më shumë do të theksoj përgjegjshmërinë kur lojtarët të zbresin në fushë. Kjo është pjesa që më dëmton më tepër, nuk po shqetësojnë detajet e tjera. Që kur kam ardhur ekipi është dëmtuar kryesisht me goditjet standarde”.

Grupi:

“Këto lojtarë kemi, nuk mund të sjellim dikë nga jashtë. Jam në ekip dhe e di shumë mirë si e përgatis ekipin. Unë kisha përgatitur ekipin që Radas dhe Vangjeli mos të binin në kontakt me topin dhe të mos ndërtonte lojën kundërshtari. Është e lehtë të flas pas ndeshjes”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan