“Shpërthen” Vinicius: Arbitrat vendosin qëllimisht kundër nesh

27 Shkurt 2020

Vinicius ishte shumë kritik me arbitrimin e Daniele Orsatos dhe e shprehu këtë në zonën miks. “Ne nuk ramë fizikisht. Gabriel Zhezus shkaktoi faull te goli i parë, të gjithë e dinë këtë. Ai kaloi në momentin e parë mes meje dhe Mahrezit dhe shkaktoi faull ndaj meje. Arbitri ka VAR, por nuk donte ta shikonte. Gjyqtarët vijnë gjithnjë këtu dhe vërshëllejnë kundër nesh. E kërkova në fushë dhe nuk e pashë”. 

“Nuk më duhej ta shikoja në dhomën e zhveshjes. Ata vendosin këtu gjithmonë njëlloj. Në ndeshjen kundër Levantes, kartoni i parë i verdhë ndaj Ramosit erdhi pas faullit të parë dhe nuk është normale. A gjykojnë qëllimisht kundër nesh? Po, po. Jemi ekipi me më shumë Liga Kampionesh dhe tituj kampion. Do të jetë gjithnjë kështu. Gjatë 90 minutave do të ketë gjithnjë momente të ndeshjes që nuk i kontrollon. Ne thuajse e kontrolluam gjatë gjithë 90 minutave, me përjashtim të 5 minutave. Nuk mendoj se do të ndikojë kjo humbje në klasiken e së dielës. Po bëjmë një sezon të shkëlqyer. Do të punojmë fort deri të dielën. Mund ta përmbysim në ‘Etihad’. Do të punojmë fort deri në datën 17”, tha sulmuesi brazilian.

BUTRAGENJO – Emilio Butragenjo, drejtori i marrëdhënieve institucionale të Realit, mendon se goli i parë i Zhezusit duhej anuluar, sepse ishte faull. “Ne shënuam. Vizioni i Viniciusit ishte perfekt dhe ekzekutimi gjithashtu. Ishim në kontroll të ndeshjes. Ata kishin topin, por nuk po na shkaktonin probleme dhe pastaj erdhi momenti kur Gabriel Zhezus shtyu mjaftueshëm Serxho Ramosin sa ai të binte dhe shënoi. Kjo na trishton shumë. Edhe penalltia e Sterlingut gjithashtu. Ishim duke fituar 1-0 deri në minutën e 77-të dhe pastaj gjithçka u përmbys”.

/PANORAMASPORT.AL/

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan