Shpërthimi i Rashicës me Werderin, ylli i Kosovës barazon Lewandowskin me gola në vitin 2019

09 Mars 2019
Shpërthimi i Rashicës me Werderin, ylli i Kosovës barazon Lewandowskin me gola në vitin 2019

Milot Rashica është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë vit me Werder Bremenin.

Sulmuesi nga Kosova e ka nisur për mrekulli vitin 2019, duke shënuar pesë gola në elitën e futbollit gjerman.

Me dy golat ndaj Schalke 04, Rashica ka barazuar sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowskin me gola për këtë edicion.

Werder Bremen kishte tri ndeshje pa fitore në Bundesliga, por ndaj Schalkes edhe pse ishin në disavantazh u rikthyen falë një paraqitje spektakolare të Rashicës.

5⃣ – Mit 5 Toren ist Milot #Rashica der beste Torjäger der aktuellen #Bundesliga-Rückrunde (zusammen mit Robert #Lewandowski). Furios. @werderbremen #SVWS04 pic.twitter.com/jtnqXrxdDh

— OptaFranz (@OptaFranz) March 8, 2019

Përpos pesë golave në Bundesliga, Rashica në vitin 2019 ka arritur të realizoj një gol edhe në Kupën e Gjermanisë ndaj Borussia Dortmundit.

22-vjeçari që nga dhjetori i vitit të kaluar ka zënë vend në formacionin bazë të Bremenit dhe ka shkëlqyer që nga ajo kohë.

Fitorja ndaj Schalkes, e ka ngritur Bremenin në pozitën e tetë në Bundesliga dhe me gjasa mjaftë të mira për ta zënë një pozitë që i dërgon në garat evropiane.

Kjo formë fantastike e Rashicës është një lajm i mirë edhe për trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes i cili mund të llogarisë në yllin nga Vushtrria për dy ndeshjet e marsit ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com